Thirrje për oferta: Makineri
Biobes Sh.P.K. është duke bashkë-investuar me HELVETAS dhe Sonnentor në kuadër të projektit OT4D të financuar nga Konfederata Zvicerane / Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike - SECO
Projekti synon: Të përmirësojë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit BMA në Shqipëri nëpërmjet prodhimit të produkteve me cilësi të lartë bazuar në rritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive, aplikimin e teknologjive të avancuara dhe prodhimit organik.
Thirrja që po hapim për ofertën e makinerive të avancuara synon të ndihmojë fermerët tanë të prodhojnë produkte organike në sasi dhe cilësi me kosto të reduktuara.
***Kjo thirrje është e hapur për oferta për makineri të përdorura ose të reja agregate, me funksion dhe specifikime si më poshtë:
1. Ofron formues shtrati dheu, ngjeshje dhe nivelim dheu me pjesen rul qe ka mekanizmin e vet.
2. Vendosni shtrirjen e tubave të ujit të sistemit të ujitjes përgjatë tokës së përgatitur në të njëjtën kohë nga makina.
3. Vendosja e shtresës së plasmasit mulçerimit gradualisht poshtë nëpër rotorët e saj dhe fiksimi i saktë në tokë, nëpërmjet mekanizmave anësore që mundësojnë formësimin e tokës, në përputhje me plasmasin e mulçirimit.
4. Në të njëjtën kohë kryen mbjelljen e fidanëve të bimëve mjekësore aromatike.
5. Të jetë i lehtë për tu kontrolluar dhe lidhur me traktorin.
6. Të jetë komod dhe i sigurt për shëndetin e personave që do ta përdorin.
*** Ju lutemi përfshini gjithashtu informacione rreth Shërbimit ose Garancisë dhe ofertës suaj të çmimit.
***Ofertat duhet të dërgohen me informacion të plotë nga data 23 nëntor deri më 8 dhjetor 2023 në info@biobes.al në orën 16:00. ose në adresën fizike pranë zyrave të Biobes shpk.