You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader

Si funksionon BioBes:

Për të ofruar produkte të një cilësie të lartë për klientët tanë, është e rëndësishme të kemi një lëndë të parë cilësore. Në këtë kontekst, BIOBES aplikon format e mëposhtme të bashkëpunimit:


a) Kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore në parcelat e kompanisë BIOBES shpk

  • ▪ Në 2019, BIOBES ka kultivuar një sipërfaqe prej 45 ha me bimë aromatike dhe mjekësore në parcelat e saj.
  • ▪ Pjesa më e madhe e parcelave të kultivuara janë të çertifikuara sipas standartit organik Europian dhe standartit organik NOP.
  • ▪ Kultivimet e parcelave planifikohen në bazë të kërkesave të klientëve tanë.
  • ▪ BIOBES ka kapacitete të shtojë sipërfaqet e kultivuara në rast të rritjes së kërkesës nga klientët tanë.

Herbs Collection

b) Kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore në fermat e kontraktuara

  • ▪ BIOBES bashkëpunon me 14 fermerë që kultivojnë vetëm për kompaninë tonë një sipërfaqe totale prej 85 ha me bimë aromatike dhe mjekësore.
  • ▪ Bashkëpunimi bazohet në ndarjen e drejtë të fitimeve, interesin e ndërsjelltë dhe besimin.
  • ▪ Qasja sociale, barazia gjinore dhe punësimi i të rinjve janë në fokusin e kompanisë sonë.
  • ▪ Kontraktimi i fermave dhe struktura e mbjelljeve janë të planifikuara në bazë të kërkesave të klientëve tanë.
  • ▪ Bimët aromatike dhe mjekësore kultivohen në zonat ku këto rriten pranë habitateteve të tyre natyrale.
  • ▪ Prodhimi organik i bimëve aromatike dhe mjekësore po rritet nga viti në vit.
  • ▪ Mbështesim fermerët me inpute dhe asistencë teknike për teknologjinë e kultivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore.
  • ▪ BIOBES subvencionin kostot e prodhimit, inputet bujqësore dhe farnat për disa nga fermat e kontraktuara të përfshira në një projekt mbështetjeje të quajtur “Ferma Juaj”.

Wild Collection

c) Vjelje e bimëve aromatike dhe mjekësore të florës spontane në tokat e menaxhuara nga kompania BIOBES shpk

  • ▪ BIOBES menaxhon tre zona të rëndësishme të florës spontane të BMA-ve me sipërfaqe 1,400 ha.
  • ▪ Këto zona dhe bimët aromatike dhe mjekësore janë të çertifikuara si organike sipas standartit Europian dhe NOP.
  • ▪ 80 familje rurale mbledhin bimë aromatike dhe mjekësore të florës spontane vetëm për BIOBES.
  • ▪ Vjeljet monitorohen nga ekspertët e kompanisë BIOBES, për të ruajtur qendrueshmërinë dhe cilësinë e produkteve.
  • ▪ BIOBES ka investuar në teknologji të tharjes dhe pas – vjeljes së bimëve aromatike dhe mjekësore pranë zonave të mbledhjes spontane.

Herbs Processing

d) Vjelje dhe grumbullim i bimëve aromatike dhe mjekësore të florës spontane nga vjelës dhe grumbullues rajonalë

  • ▪ BIOBES bashkëpunon me vetëm me grumbullues rajonalë të bimëve aromatike dhe mjekësore të mbledhjes spontane që respektojnë vjelësit, parimet e vjeljes së qendrueshme dhe praktikat miqësore me mjedisin.
  • ▪ 300 familje të zonave rurale përfitojnë nga kjo formë bashkëpunimi.
  • ▪ Prani në të gjitha rajonet e Shqipërisë për mbledhjen spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore.
  • ▪ Prodhimi organik i florës spontane është një prioritet.

Herbs Processing

e) Cluster-i si formë organizimi efikase për përmirësimin e cilësisë së BMA-ve, nxitjen e kultivimeve dhe rritjen e qendrueshmërisë së florës spontane

  • ▪ Në 2019, BIOBES inicoi krijimin e nje cluster-i, nje formë organizimi që përfshin vjelës të florës spontane, kultivues të BMA-ve, grumbullues rajonalë, specialistë të sektorit publik dhe privat si dhe përfaqësues të Bashkisë.
  • ▪ Synimi i kësaj organizate është që të gjithë aktorët e përfshirë të bashkëpunojnë ngushtë për përmirësimin e cilësisë së BMA-ve dhe rritjen e qendrueshmërisë së florës spontane.