BIOBES është një kompani shqiptare që operon në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Kjo kompani është krijuar si një vijimësi e një biznesi të vogël familjar që prindërit e z. Besnik Koçi kanë menaxhuar prej vitit 1992.
Kompania bashkëpunon ngushtë me ferma të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në kultivimin dhe mbledhjen spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore. BIOBES ka një portofol me më shumë se 100 produkte që vijnë nga flora spontane dhe nga kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore të Shqipërisë.
Prodhimi organik është në fokusin e kompanisë dhe BMA-të organike zënë një pjesë të rëndësishme të spektrit të gjerë të produkteve tona. Pjesa më e madhe e bimëve aromatike dhe mjekësore janë të çertifikuara sipas Standartit Organik Europian dhe Standartit të SHBA-ve, NOP. Për më tepër, kompania jonë ka një qasje pozitive të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit. BIOBES dhe partnerët e saj aplikojnë praktika miqësore me mjedisin dhe shfrytëzojnë në mënyrë të qendrueshme florën spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore.
BIOBES ka investuar në linja tharjeje dhe përpunimi që ruajnë cilësinë e bimëve aromatike dhe përpunojnë produktin sipas kërkesës së klientëve. Falë përpunimit, ne nuk eskportojmë vetëm lëndë të parë, por edhe produkte finale për konsum, nëse kjo kërkohet nga klientët tanë.
Kompania BIOBES shpk është krijuar mbi bazën e një ferme të vogël familjare të menaxhuar nga prindërit e z. Besnik Koçi. Në vitin 1992, ferma menaxhonte një tokë bujqësore prej 3 ha, nga të cilat 2 ha ishin të kultivuara me bimë aromatike dhe mjekësore.
Në vitin 2010, Z. Besnik Koçi, i sapokthyer nga emigrimi për një periudhë të gjatë, fillon të zgjerojë sipërfaqet e kultivuara me bimë aromatike dhe mjekësore, duke blerë toka të reja dhe duke marrë me qera. Po këtë vit, ferma e z. Besnik Koçi përfshihet në sistemin e çertifikimit organik sipas Standartit Europian EC834/07.
Në vitin 2014, z. Besnik Koçi krijon kompaninë BIOBES shpk mbi bazën e fermës familjare që menaxhonte. Në këtë vit, asetet e fermës familjare dhe çertifikimi i produkteve organike registrohen në emër të kompanisë së re të sapokrijuar.
Në 2016, kompania BIOBES ndërtoi një magazinë të re që konsiston në teknologjinë më të fundit të ndërtimit. Gjithashtu, në këtë vit, kompania investoi në linja dhe pajisje të reja përpunimi për tharjen, pastrimin, copëtimin dhe standartizimin e bimëve aromatike dhe mjekësore.
Në vitin 2019, BIOBES çertifikon produktet e saj dhe sipas Standartit Organik të SHBA-ve, NOP. Po këtë vit, kompania investin në linja dhe pajisje për prodhimin e vajrave esencialë. Në 2019, BIOBES nisi një projekt te ri në bashkëpunim me donatorin RISI Albania dhe Agjencinë Zviceriane të Bashkëpunimit. Në zonën e Tepelenës, ne krijuan nje cluster, e cila eshte nje formë organizimi që përfshin vjelës të florës spontane, fermerë që kultivojnë BMA, grumbullues rajonalë, kompani eksportuese te BMA-ve, ekspertë të pavarur të sektorit dhe përfaqësues të Bashkisë. Fokusi i kësaj organizate është shfrytëzimi i qendrueshëm i burimeve natyrore, nxitja e kultivimit te BMA-ve dhe lobimi.