Për të qënë një kompani e suksesshme në sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore, BIOBES mbështetet në një personel të kualifikuar dhe të aftë. Ne besojmë në kapacitetet e të rinjve dhe grave, për rrjedhojë nxisim punësimin e tyre. Në BIOBES, 90% e personelit janë të rinj, ndërkohë që gratë përbëjnë 80% të burimeve njerëzore.
Ne kujdesemi që të krijojmë një mjedis pune ku gjithsecili mund të shprehë dhe të zhvillojë aftësitë e tij teknike dhe profesionale. Kompania ofron vazhdimisht kurse kualifikimi për rritjen e kapaciteteve të personelit dhe përmirësimin e performancës së tyre në pune.