BioBes, pjesë e panairit BIOFACH që do të mbahet në muajin shkurt në Nürnberg, Gjermani
BioBes është gjithnjë në ndjekje të eventeve e trendeve të fundit në industrinë e agrikulturës në nivel rajonal. Pjesëmarrës në panaire të ndryshme me qëllimin për të qënë gjithnjë duke ecur me hapin e kohës.
Ky vit i ri sjell do të sjellë shumë risi për BioBes dhe kjo nis që në muajin shkurt, gjatë të cilit BioBes do të jetë pjesëmarrës më një stendë individuale në panairin BIOFACH-Panairi më i njohur në botë për ushqimet organike.

Të qënurit një produkt organik është më shumë se një certifikatë, organik do të thotë kualitet dhe përgjegjësi ndaj përdorimit të burimeve të natyrës. BIOFACH në Exhibition Centre Nurenberg, është vendi ku njerëzit ndajnë me njeri tjetrin pasionin e tyre të përbashkët për ushqimin organik, krijojnë kontakte të reja dhe shkëmbejnë pikëpamje. Ky panair i ka fillesat e tij që në vitin 1990.
Shihemi së bashku me BioBes në Nurenberg, në datat 12-15 shkurt 2020.