BioBes pjesëmarrës në BIOFACH 2024, panairin prestigjoz botëror të Ushqimit Organik
BioBes, kompania e njohur shqiptare në fushën e prodhimit, mbledhjes, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore njofton se do të shërbejë si një bashkë organizator në panairin BIOFACH, panairin prestigjoz botëror për Ushqim Organik në Nuremberg, Gjermani i cili do të zhvillohet në data 13 - 16.02.2024. BioBes ju fton të eksploroni angazhimin e tyre për cilësinë dhe qëndrueshmërinë. Zbuloni larmishmërinë e produkteve tona në Sallën 5, stenda 171, aty ku do të shfaqim pasurinë e biodiversitetit shqiptar në fushën e bimëve organike dhe mjekësore.