| Familja: Cupressaceae | |
| Zona: | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Fruta |
Dëllinja e zezë është një shkurre me rritje të ngadaltë që arrin deri në 2 - 5 m lartësi.
Ka gjethe në formë gjilpërash 10 - 15 mm të gjata dhe 2 mm të gjera, të dendura dhe të drejta. Është bimë dioike, me lule mashkullore dhe femërore në bimë të ndara, të cilat pjalmohen nga era.
Frutat janë manore, fillimisht të gjelbra, që piqen pas 18 muajsh dhe marrin ngjyrë të zezë – vjollcë, dhe që vishen nga një shtresë dyllore ngjyrë blu. Frutat janë sferike, me diametër 4–12 mm, dhe zakonisht kanë tre nëndarje (ndonjëherë gjashtë) të ndërfutura me njëra tjetrën, ku secila nëndarje ka një farë të vetme.
POROSIT TANI