You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Rhamnaceae
Area Icon Zona:
Period Icon Periudha e Vjeljes:
Kategoritë: Lëvoret

Frangula alnus

Drunakuqi

Drunakuqi është një shkurre gjetherënëse pa gjëmba, që rritet deri në 3 – 6 m lartësi dhe rrallëherë shkon në 7 m. Zakonisht ka shumë degë dhe rrallëherë formon një pemë të vogël me një diametër të trungut 20 cm. Lëvorja e trungut është në ngjyrë kafe të errët dhe nëse pritet pjesa e brendshme është në ngjyrë të verdhë limoni të ndritshme. Sythat janë në ngjyrë kafë të errët të mbrojtura gjethet e dendura të mbuluara me push.

Gjethet janë të vendosura në mënyrë të këmbyer në bishta me gjatësi 8 - 15 mm. Ato janë vezake, 3 – 7 cm të gjata dhe 2.5 – 4 cm të gjera (ndonjëherë arrijnë përmasa 11 me 6 cm). Ata kanë 6-10 palë vena qartësisht të dukshme dhe pak të çrregullta, ndëkohë që pjesa fundore është e plotë.

Lulet janë të vogla, në diametër 3 – 5 mm, në formë ylli me 5 petale trekëndore në ngjyrë të bardhë të gjelbër, të cilat janë hermafrodite dhe pjalmohen nga insektet.

Fruti është manor me diametër 6 – 10 mm, që piqet nga ngjyrë e gjelbër në të kuqe në fund të verës dhe në ngjyrë vjollcë të errët ose të zezë në fillim të vjeshtës. Fruti përmban 2 ose 3 fara në ngjyrë kafe të zbehtë me diametër 5 mm.

POROSIT TANI