| Familja: Fabaceae | |
| Zona: | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Lëvoret |
Fasulja është një bimë barishtore njëvjeçare që përfshin një numër të madh speciesh. Varietetet kaçubore formjnë degë që shkojnë në 20 – 60 cm gjatësi, ndërkohë që varietetet kacavjerrëse formojnë degë që shkojnë deri në 2 – 3 m.
Të gjitha varietetet mbajnë gjethe të këmbyera në ngjyrë të gjelbër ose ngjyrë vjollcë, të cilat janë të ndara në tre gjethëza vezake me pjesë fundore të sheshta, me gjatësi 6 – 15 cm dhe gjerësi 3 – 11 cm.
Lulet në ngjyrë të bardhë, rozë ose vjollcë janë rreth 1 cm të gjata dhe formojnë bishtaja 8 – 20 cm të gjata dhe 1 – 1.1 cm të gjera. Bishtajat mund të jenë të gjelbra, të verdha, të zeza, ose ngjyrë vjollcë dhe secila prej tyre pëmban 4 -6 kokrra.
Kokrrat e fasuleve janë të lëmuara, të fryra dhe në formë veshke; shkojnë deri 1.5 cm gjatësi, janë në ngjyra të ndryshme dhe shpeshherë janë të larushuara në dy ose më shumë ngjyra.
POROSIT TANI