Ferra është një shkurre e drunjëzuar me shumë gjëmba dhe kacavjerrëse. Ajo ka një sistem rrënjor shumëvjeçar dhë kërcej dyvjeçarë. Rritet deri në 2 m lartësi ose më shumë.
Kërcejtë janë në gjatësi të ndryshme, që shkon 8 deri në 10 m. Kërcejtë mund të jenë të gjelbër, në ngjyrë vjollcë ose të kuqe dhe janë të mbuluara më gjëmba të mprehtë; zakonisht janë të mbuluar me push, të rrumbullakët ose këndorë.
Gjethet e vendosura në mënyrë të këmbyer janë të ndara në 3 deri në 5 gjethëza të dhëmbëzuara, ovale dhe me bisht të shkurtër, në ngjyrë të gjelbër të errët në pjesën e sipërme dhe të zbehtë në pjesën e poshtme.
Lulet janë të bardha ose ngjyrë vjollcë, me diametër 2 – 3 cm, me pesë petale dhe me shumë thekë, të vendosura në vile.
POROSIT TANI