You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Asteraceae
Area Icon Zona:
Period Icon Periudha e Vjeljes:
Kategoritë: Farë

Sylibum marianum

Gjëmbaçi i gomarit

Gjëmbaçi i gomarit është një bimë barishtore njëvjeçare ose dyvjeçare e familjes Asteraceae. Gjëmbaçi i gomarit mund të rritte deri 30 – 200 cm lartësi dhe përgjithësisht ka një formë konike. Diametri i bazës është 160 cm. Kërcelli është i hullizuar dhe pak a shumë pambukor. Speciet kryesore kanë kërcej të hollë.

Gjethet janë drejkëndore deri në heshtore. Ato janë pendore me funde të mprehta. Gjethet janë pa push, në ngjyrë të gjelbër me shkëlqim dhe me vena në ngjyrë të bardhë qumështi.

Kokat e luleve janë 4 – 12 cm të gjata dhe të gjera, në ngjyrë të kuqe vjollcë. Braktet janë pa qime me pjesë fundore në formë trekëndore me majë. Akenet janë të zeza të rrethuara nga një unazë bazale e verdhe dhe me një tufë pambukore të bardhë të gjatë.

POROSIT TANI