You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Rosaceae
Area Icon Zona: Albania
Period Icon Periudha e Vjeljes: Korrik - Shtator
Kategoritë: Gjethe

37. Pyrus communis

Gjethe dardhe

Dardha është një pemë me zhvillim mesatar me degë që rriten drejt dhe në kultivime shkon 2.5 – 5.5 m. Madhësia e pemës së dardhës varet nga nënshartesa dhe krasitjet.

Gjethet janë me gjatësi 5 – 10 cm; ato janë vezake/eliptike me maja të mprehta, ndërkohë që pjesa anësore e tyre është lehtësisht e dhëmbëzuar ose e plotë. Lulet kanë diametër 2.5 cm, kanë petale të bardha dhe janë të ngjashme me lulet e mollës me ndryshimin që kanë bishta më të gjatë.

Lulesat janë simetrike dhe përmbajnë 5 – 7 lule. Njëllj si te molla, pjesa tulore rrjedh nga indi hipanthyum.

Në qendër të frutit janë pesë zgavra qendrore, që zakonisht mbajnë nga 2 fara njëlloj si te molla. Tuli përmban qeliza kokrrizore të cilat janë qeliza të drunjëzuara me mure të trashë, që i japin teksturën karakteristike.

POROSIT TANI