| Familja: Rosaceae | |
| Zona: Shqiperi | |
| Periudha e Vjeljes: Korrik - Shtator | |
| Kategoritë: Gjethe |
Pjeshka është nje pemë me rritje të fuqishme, por e vogël, me një kurorë që hapet dhe në kultivime shkon 2 – 3 m. Pemët kanë një jetëgjatësi të shkurtër, vetëm 15 – 20 vjet, e ndoshta dhe më pak, kur kultivohet në të njëjtat toka që është mbjellë dhe më parë.
Gjethet janë lineare me maja të mprehta, me pjesë anësore paksa të dhëmbëzuara, të palosura lehtësisht përgjate venës kryesore; me pamje drapëri kur shihen në profil, 5 – 15 cm të gjata.
Lulet janë në ngjyrë rozë të çelur në të kuqe deri në ngjyrë vjollcë, dhe me diametër 2.5 – 3.5 cm.
Fruti është bërthamor. Ka një farë të gjatë vezake që ndodhet brenda endokarpit të drunjëzuar. Mesokarpi përfaqëson tulin dhe ekzokarpi lëkurën e frutit.
POROSIT TANI