You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Fabaceae
Area Icon Zona:
Period Icon Periudha e Vjeljes:
Kategoritë: Rrënjë

Ononis spinosa

Gjuhënuse

Gjuhënusja është një shkurrëz shumëvjeçare e gjatë me kërcej të drejtë të ngjeshur dhe me hala, e cila nuk rrënjëzon poshtë dhe me dy rreshta me qime.

Zakonisht kërcejtë janë me qime në një radhë ose në dy radhë të kundërta.

Gjethëzat janë 3 herë më të gjata se sa të gjera, zakonisht të mprehta. Gjethet zakonisht janë trefoliate, lineare deri në ovale, jo të dhëmbëzuara. Mund të jenë dhe pa hala.

Lulet janë në ngjyrë rozë, në ngjyrë vjollcë të kuqe, të ngjashme me lulet e bizeles, 15 – 20 mm, të vendosura në vile të lëshuara.

Formon fruta në bishtaja ovale të mbuluara me push dhe me nje vijë ndarëse qendrore.

POROSIT TANI