| Familja: Gentianaceae | |
| Zona: | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Herba |
Është bimë barishtore dyvjeçare, me rrënjë të holla, me kërcell të lartë 15-40 cm e të degëzuar gjithmonë me dy degë.
Në fund të kërcellit ka një rozetë gjethesh të përkunderta, vezake, majëgjatë, me bisht të shkurtër, me 3-5 damarë.
Gjethet e kërcellit janë të përkundrejta, pa bisht, rreth 3 cm të gjata dhe 1-1.5 cm të gjera.
Lulet me ngjyrë trëndafili janë të vogla e të grumbulluara në trajtë tufash në majë të kërcejve.
Kupën e ka cilindrike, me 5 sepale të gjata, kurora përbëhet nga 5 petale dhe 5 thekë.
POROSIT TANI