You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Papaveraceae
Area Icon Zona: Shqiperi
Period Icon Periudha e Vjeljes:
Kategoritë: Lule

Papaver rhoeas

Lulëkuqe

Është bimë barishtore njëvjeçare, e veshur me qime dhe e shogët. Kërcellin e ka 30-60 cm të gjatë, të drejtë e pak të degëzuar. 

Gjethet  i ka të vendosura kryesisht në pjesën e poshtme të kërcellit në mënyrë të këmbyer. Kanë formë heshtake, të çara thellësisht me majë të zgjatur, të dhëmbëzuara dhe të veshura me push.

Lulet që dalin në majë të bisqeve të gjata, janë  të mëdha, të vetmuara në ngjyrë të kuqe.

Kupa përbëhet prej dy sepalesh të veshura me qime. Sepalet janë të gjata dhe kanë formë konkave. Në periudhën e formimit, daljes së gonxheve e deri në çelje, sepalet qëndrojnë  të mbyllura dhe mbështjellin brenda të gjithë lulen me organet e saj. Me zhvillimin e mëvonshëm, të dyja sepalet ndahen nga njëra- tjetra dhe nxjerrin në pah lulen e kuqe. Me çeljen e lules, sepalet  e mbarojnë funksionin e tyre dhe bien.

POROSIT TANI