You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Lamiaceae
Area Icon Zona: Shqiperi
Period Icon Periudha e Vjeljes: May - September
Kategoritë: Herba Gjethe

Mentha piperita

Mente

Menta piperita është një bimë aromatike shumëvjeçare e familjes Lamiaceae, e cila nxjerr stolone zvarritëse.

Është hibridi natyral midis M. aquatica L. and M. spicata L. Bima rritet në një gjatësi 45 – 80 cm, e ngjashme me Mentha spicata, por ndryshon nga gjethet heshtake të kapura në bishta të gjatë të vendosura përkundruall dhe nga lulëzimi më i gjatë.

Kërcelli është katërkëndor, i kanalizuar, në ngjyrë vjollcë, paksa i mbuluar me push, dhe që degëzohet në drejtim të majës.

Gjethet janë të përkundrejta, vezake, të dhëmbëzuara, me majë, më të lëmuara në pjesën e sipërmë se sa në pjesën e poshtme me një ngjyrë të gjelbër të errët, e cila është më e zbehtë në pjesën e poshtme. Gjethet kanë push në të dyja anët, zakonisht më shumë në anën e poshtme.

Lulet janë të vogla, në ngjyrë vjollcë dhe të vendosura në vile.

POROSIT TANI