You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Rosaceae
Area Icon Zona: Shqiperi
Period Icon Periudha e Vjeljes: Korrik - Shtator
Kategoritë: Herba Gjethe

Rubus idaeus

Mjedra

Mjedra është një shkurre gjetherënëse me kërcej dyvjeçarë në formë shkopi dhe të mbuluar me gjëmba. Zakonisht rritet 1 – 2.5 m.

Gjethet janë të këmbyera, zakonisht të ndara në 3 – 5 gjethëza që janë të vendosura në formë pendore ose në formën e pëllëmbës së dorës dhe rrallëherë janë të pandara.

Kërcejtë e vitit të parë mbajnë vetëm gjethe. Degat anësore në vitin e dytë prodhojnë gjethe, lule dhe fruta.

Lulet janë të vendosura në vile ose tufa por ndonjëherë jaë të veçuara; zakonisht janë në të bardha, rozë osë ngjyrë vjollcë.

POROSIT TANI