| Familja: Rosaceae | |
| Zona: | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Fruta |
Molla e egër është një pemë e vogël gjetherënëse që shpesh shfaqet si shkurre. Mund të jetojë 80 – 100 vjet dhe të rritet deri në 10 m lartësi më një diametër të trungut 23 – 45 cm.
Gjethet e mollës së egër janë ovale, me bazën e gjethes jo simetrike. Gjethet janë në ngjyrë të gjelbër të errët me shkëlqim. Pjesët fundore të gjetheve janë të dhëmbëzuara dhe të përdredhura.
Frutat farore janë shumë të vogla, me një diametër 2 – 4 cm. Frutat nuk janë dhe aq të rrumbullakëta dhe mund të kenë një pamje lehtësisht të hullizuar. Frutat kanë bishta të gjatë dhe piqen kur nga ngjyra e gjelbër e verdhë nkalojnë në ngjyrë të kuqe. Tuli i tyre në ngjyrë të bardhë kremi ka një shije majoshe acide.
POROSIT TANI