You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.
loader
Family Icon Familja: Rosaceae
Area Icon Zona:
Period Icon Periudha e Vjeljes:
Kategoritë: Fruta

Crataegus monogyna

Murrizi

Murrizi është një shkurre që arrin deri në 10 m lartësi. Degët janë në ngjyrë gri dhe të mbushur me gjemba. Sythat janë të vegjël, të kuq, të rrumbullakët dhe të zgjatur.

Gjethet e murrizit janë obovale, me vringuj të thellë dhe 2 - 4 cm të gjata. Pjesa e sipërme është në ngjyrë të gjelbër të errët, ndërsa pjesa e poshtme në ngjyrë të gjelbër të zbehtë. Pjesa fundore e gjetheve është e dhëmbëzuar.

Lulesa është e bardhë, lulet qëndrojnë të ngritura së bashku në tufëza. Lulet kanë nga pesë petale të bardha dhe kanë një aromë të fortë.

Frutat janë në formë molle me madhësi rreth 1 cm, në ngjyrë të kuqe të lehtë.

POROSIT TANI