| Familja: Asteraceae | |
| Zona: Shqiperi | |
| Periudha e Vjeljes: May - August | |
| Kategoritë: Lule |
Është bimë barishtore shumëvjeçare, me push të butë, me rizomë zvarritëse prej të cilës dalin stolone nëntokësore. Nga rizoma formohet një kërcell i drejtë, i hollë me ose i pa degëzuar i cili rritet 20-100 cm i lartë.
Gjethet i ka të vogla me ngjyrë të gjelbërt në hiri, pa bisht, të buta, thuajse pushtore, dyfish pendore, të prera leshtore. Lulet janë të bardha ose trëndafili, të grumbulluara në kaptinëza të vogla, të vendosur në anët e degëve në formë vistaku. Lulet janë dyformëshe, në periferi ato femërore me gjuhëza të bardha ose purpurime, në qendër hermafrodite me 5 dhëmbë.
Fruti është aken, në formë vezake ose gjatore i shtypur pa push.
POROSIT TANI