| Familja: Caryophyllaceae | |
| Zona: Albania | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Rrënjë |
Cueni është një bimë barishtore e familjes së karafilave (Caryophyllaceae). Bima ka kërcej gjethorë të padegëzuar në ngjyrë të kuqe. Arrin një lartësi deri në 70 cm.
Gjethet e gjera heshtake janë rreth 4 – 12 cm të gjata dhe të vendosura në mënyrë të përkundrejtë. Lulet me aromë të ëmbël janë simetrike dhe në ngjyrë rozë, dhe ndonjëherë të bardha. Secila nga 5 petalet e sheshta ka kanë dy luspa të vogla në grykën e kurorës. Lulet janë rreth 2.5 cm të gjera. Ato janë të vendosura në tufa të dendura në pjesën fundore të kërcellit kryesor dhe të degëzave të tij. Sepalet e gjata tubulare kanë pesë dhëmbëza me majë në ngjyrë të kuqe.
POROSIT TANI