| Familja: Ericaceae | |
| Zona: Shqiperi | |
| Periudha e Vjeljes: | |
| Kategoritë: Lule |
Calluna vulgaris e njohur si “shqopa” është specia e vetme e gjinisë Calluna në familjen e bimëve lulëzuese Ericaceae. Është një shkurre e vogël shumëvjeçare që rritet deri në 20 – 50 cm, dhe rrallëherë deri në 1 m. Shqopa rritet zakonisht në toka acide në vende me diell ose pak të hijëzuara. Shqopa ka gjethe të vogla (më të vogla se 2 – 3 mm) të vendosura në mënyrë të përkundrejtë ose të kryqëzuar. Lulet çelin në fund të verës, normalisht janë në ngjyrë vjollcë por ndonjëherë ka dhe bimë që çelin lule të bardha. Lulet janë të grupuara në vile me brakte në formë sepalesh në bazë, me një vezore në majë; fruti është një kapsulë.
POROSIT TANI